Aktorja Catherine Zeta-Jones, është zhveshur në tërësi, duke mbajtur në këmbë vetëm një palë sandale, në mënyrë që t'i bënte një dhuratë për ditëlindjen e 80-të, burrit të saj, aktorit të Hollywoodit, Michael Douglas.

Çifti Zeta-Jones dhe Douglas, kanë ditëlindjen në të njëjtën ditë, 25 shtator, shkruan Fox News.
55 vjeçja ka treguar se nuk po ka më shumë ide se çfarë t'i dhurojë për ditëlindje burrit të saj. Ajo ka pozuar tërësisht e zhveshur në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.
“Në kostumin tim të ditëlindjes! Pas 25 vjetësh që ndaj ditën e lindjes me burrin tim, më janë harxhuar idetë për dhurata! Kjo dhuratë është opsioni numër dy, pasi topat e golfit janë opsioni numër 1 ... normal”, ka shkruar Zeta-Jones në postim.
Ajo ka uruar burrin e saj duke i thënë se e do me gjithë zemër.
“Urime ditëlindjen për Michaelin dhe mua!! Këta ishim ne në ditëlindjen tonë 25 vjet më parë! Të dua me gjithë zemër”, ka shkruar aktorja në një tjetër postim.
Ndërkohë, Douglas, në llogarinë e tij në këtë rrjet social, ka ndarë një fotografi të aktores së filmit “Chicago”.
“Për motrën e ditëlindjes time, të dua me gjithë zemër. Viti i ri të qoftë më i miri”, ka shkruar ylli.
Zeta-Jones dhe Douglas janë martuar në vitin 2000. Aktorja pati ndarë sekretin e lumturisë së tyre në një intervistë që kishte dhënë në vitin 2021 për revistën WSJ.


“Burri im është 25 vjet më i vjetër se unë, kjo nuk është sekret. Në çdo lidhje, nuk do të ishte normale po të mos kishte nga pak probleme. Konstante janë dashuria e respekti. Nuk e kemi humbur kurrë, asnjëherë sensin tonë të humorit dhe na pëlqen të rijmë me njëri-tjetrin”, pati thënë aktorja.

Ajo pati treguar se çifti kalojnë shumë kohë bashkë pasi nuk kanë ndonjë punë që iu fillon në orën 9 të mëngjesit e mbaron në 5 pasdite.
“Kur jemi në punë, jemi nga 16 orë, ose unë ose ai. Prandaj kemi shumë e shumë raste kur jemi duke qëndruar bashkë për kohë të gjatë”.
Douglas dhe Zeta-Jones kanë dy fëmijë bashkë, Dylanin dhe Carysin, të dy tashmë të rritur dhe aktori ka thënë se është trajtim special për ta kur janë bashkë.


“Sidomos kur nuk i detyrojmë të rrinë me ne. Kam thënë Cathrines, shiko ata po duan në të vërtetë të rrinë me ne, ti e di që kjo gjë është e mirë. Por kemi metoda të mira që t'i tërheqim ta bëjnë këtë, shkojmë nëpër vende shumë të mira”, pati thënë 80 vjeçi në emisionin “Today” në muajin prill.