Ish-fituesja e “American Idol”, Carrie Underwood, në sezonin e ri të spektaklit do ta zëvendësojë ish -anëtaren e jurisë, Katy Perry.
Kështu ka thënë një burim i afërt me spektaklin, raporton TMZ.
“Underwood pritet të bashkohet me yjet Lionel Richie e Luke Bryan, të cilët do të rikthehen si anëtarë të jurisë në sezonin e ardhshëm”, ka shtuar burimi.
Perry, më herët gjatë këtij viti, në emisionin e komedianit Jimmy Kimmel, pati bërë të ditur se po largohet nga spektakli pas shtatë vjetësh.
Underwood u bë e famshme pasi konkurroi dhe fitoi në sezonin e katërt të “American Idol” në vitin 2005. Ylli i muzikës country i bashkohet spektaklit 20 vjet pasi fitoi dhe është e para fituese që bëhet anëtare e jurisë.
“American Idol”, vitin e ardhshëm do të nisë sezonin e 23-të me radhë.