Showbiz

Cardi B e godet me mikrofon fansen që e gjuajti me ujë

Këngëtarja Cardi B ia ka hedhur mikrofonin një pjesëmarrësi në koncert, i cili e lagi me një pije në mes të performancës së saj gjatë fundjavës.

Gjatë një koncerti në natyrë në “Drai’s Beachclub” në Las Vegas të shtunën, fituesja e Grammyt, 30 vjeç, u bë këngëtarja e fundit që u vu në shënjestër të gjuajtjeve nga publiku.

Në një video tashmë virale të incidentit, Cardi shihet e veshur me një fustan portokalli gjatë performancës dhe duket e habitur kur pija hidhet në drejtim të saj, ndërsa ajo performonte hitin e saj "Bodak Yellow".

Si kundërpërgjigje, Cardi hodhi mikrofonin e saj drejt të pranishmit në rreshtin e parë.

Pas incidentit, reperja ri-tweetoi një kënd tjetër të hedhjes së mikrofonit, i cili tregon një pamje më të qartë të fanses që tentoi t'i zbrazte gotën me pije mbi Cardin, e cila thuhet se vazhdoi performancën e saj pas hedhjes së mikrofonit.

Në "Drai's Beachclub" një natë më parë, Cardi gjithashtu thuhet se hodhi mikrofonin e saj drejt një DJ i cili me sa duket po i prente këngët e saj herët gjatë një shfaqjeje tjetër, sipas një videoje në TikTok.