Showbiz

“Calm Down” e Remas bën histori në SHBA

Rema dhe Selene Gomez

Rema dhe Selene Gomez

Kënga “Calm Down” e artistit Rema, nuk po ndalet së bëri histori në muzikë.

Vlerësimi më i fundit për hitin e yllit 24-vjeçar nigerian është se ajo tani është kënga më e transmetuar e zhanrit "Afrobeats" në SHBA, raporton BBC. 

"Ajo është bërë "kënga e parë e llojit Afrobeats në histori që fiton mbi një miliard transmetime sipas kërkesës në SHBA", është bërë e ditur në platformën X nga monitoruesi i muzikës “Chart Data”.

Vitin e kaluar, “Chart Data” e kishte përshkruar këngën si "kënga afrikane më e suksesshme e të gjitha kohërave".

Analistët muzikorë të revistës “Billboard” e vlerësojnë lart suksesin e këngës.

"Është lloji që ngec thellë në mendjen e një dëgjuesi, duke i shtyrë ata të kthehen përsëri dhe përsëri”, thuhet në një deklaratë të “Billboard”

Kënga u publikua në shkurt të vitit 2022 si një single nga Rave and Roses, albumi debutues i Remës.

Rema, emri i vërtetë i së cilës është Divine Ikubor, u bashkua me këngëtaren amerikane Selena Gomez disa muaj më vonë për një remix të këngës, e cila arriti shifrën e miliarda luajtjeve në aplikacionin e transmetimit Spotify.

Ajo u bë kënga e parë afrikane që kaloi një vit në Billboard Hot 100, duke u ngjitur në vendin e tretë, duke e bërë atë këngën më të lartë të klasifikimit, në të cilën një muzikant i “Afrobeats” ishte artisti kryesor.

Remiksi, i cili ka afro 894 milionë shikime në YouTube, është aktualisht videoklipi më i ndjekur i një artisti nigerian.

Ajo e ka futur Remën në radhët e artistëve të shquar nigerianë të “Afrobeats” si Burna Boy, Wizkid dhe Davido.

Rema thotë se ka stilin e tij të “Afrobeats”, të cilin e ka quajtur “Afrorave”