Bashkëshorti i aktores amerikane, Anya Taylor Joyr nuk kishte ide se po i propozonte martesë partneres së tij në ulësen e personazhit të famshëm “Forest”, nga filmi “Forest Gump”.
28 vjeçja që u martua me muzikantin Malcolm McRae në prill të vitit 20022, ka treguar se burri i saj nuk kishte ide se ishte duke i propozuar martesë asaj në ulësen e famshme ku ulej aktori i mirënjohur Tom Hanks, kur luante rolin e “Forest Gumpit”.
“‘Forest Gump’, e dua atë film, më mungojnë filma të tillë”, ka thënë ajo në një paraqitje televizive me aktorin dhe mikun e saj Chris Hemsworth, i cili e pyeti se mos ka ndodhur diçka interesante në ulësen e famshme nga filmi, raporton “DailyMail”.
“Po, aksidentalisht burri im më ka propozuar martesë në ulësen e ‘Forest Gumpit’ në Savannah. Ishte komplet aksident, ai është nga Alabama dhe unë jam bionde. Prandaj, vetëm ka ndodhur. E dëgjoj muzikën e filmit dhe qaj si fëmijë”, ka treguar Anna.
Në ceremoninë e martesës së tyre morën pjesë vetëm shoqëria e ngushtë dhe nuk i kishin as prindërit aty.
“I morëm shokët tonë më të mirë. Ishte magjike, Malcolm komunikoi me familjen e tij përmes aplikacionit FaceTime nga kisha, ata e dinin për dasmën. Ishim të fejuar për pak kohë. U fejuam në vitin 2021 ku po xhiroja filmin ‘The Menu’”, ka thënë Anna për “Variety” duke shtuar se e kanë mbajtur të fshehtë deri sa një gazetë ndau lajmin.
Anya dhe Malcolm janë martuar në një ceremoni intime në Venecia të Italisë, më 150 të ftuar. Kjo ceremoni ndodhi gjashtë muaj pasi ata u martuan zyrtarisht.