Këngëtarja e mirënjohur, Britney Spears, pritet që librin e saj biografik “The Woman In Me” ta shndërrojë në film.
Në këtë libër këngëtarja shkroi shumë të pathëna për jetën e saj personale.
Një burim i afërt me Spearsin ka thënë se ajo është në bisedime për ta bërë film atë.
“Libri i Britneyt është shitur jashtëzakonisht shumë dhe mori shumë vëmendje nga publiku. Ajo është në bisedime për ta shndërruar këtë libër në film. Gjithashtu edhe kompozitorët e saj janë njoftuar se disa nga këngët e saj do të shfaqen në film sapo të marrë dritën e gjelbër për krijim”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për gazetën Sunday Mirror.
Gjithashtu ky burim ka thënë se skenaristet do të jenë të gjitha gra në mënyrë që të arrihet sa më mirë shpjegimi i detajeve të filmit nga këndvështrimi i Spears.
“Vetëm një grua do të mund ta kuptonte se çfarë me të vërtetë ka ndodhur me Britneyn që e bëri rolin e saj në familje e në shoqëri kaq të komplikuar”, ka thënë burimi.
Sipas këtij burimi, producente e këtij projekti filmik pritet të jetë kompania Sony, dhe se ka mundësi që projekti të ketë disa seri.