Showbiz

Britney Spears “e dashuron” këngën e re të Justin Timberlakeut dhe i kërkon falje

Këngëtarja me famë botërore, Britney Spears, ka postuar këngën e re të ish-të dashurit të saj, këngëtarit, Justin Timberlake, “Selfish”, dhe ka thënë se po e dashuron këtë këngë, raporton “People”.
Me anë të këtij postimi ajo u ka kërkuar falje të gjithë atyre që janë ndjerë të ofenduar nga ajo që ka shkruar në librin e saj të shumëpërfolur “The Woman In Me”.

“Dua të kërkoj falje për disa gjëra që kam shkruar në librin tim. Nëse e kam ofenduar dikë nga njerëzit që i kam përzemër, ndjehem thellësisht e penduar. Gjithashtu dua të them se jam totalisht ‘e dashuruar’ në këngën e re të Justin Timberlakeut ‘Selfish’. Është shumë e mirë dhe nuk e di pse sa herë që i shoh Jimmyn dhe Justinin bashkë më qeshet shumë??? P.S. Edhe kënga ‘Sanctified’ është shumë e mirë”, ka shkruar Spears në llogarinë e saj në Instagram.

Në këtë postim të saj shihej një video e emisionit të yllit Jimmy Fallon, ku prezent ishte Timberlake.

Më pas Spears, e ka bërë private llogarinë e saj në këtë rrjet social, ku nuk mund të shihen më postimet e saj.

Në librin e saj autobiografik, Spears kishte shkruar për përjetimin e një aborti në kohën kur ishte në lidhje romantike me Timberlakeun. Ajo ka thënë se Timberlake nuk donte që të bëhej baba pasi të dy atëherë ishin shumë të ri në moshë.