Showbiz

Britania ia ndalon hyrjen Ja Ruleit

Britania ia ka ndaluar hyrjen reperit me famë botërore, Ja Rule, pasi ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Jeffrey Bruce Atkins Sr, kishte planifikuar të mbante një sërë koncertesh duke filluar nga kjo e premte, në disa qytete si Londra, Birminghami, Nottinghami, Leedsi e Liverpooli, raporton BBC.

47-vjeçari është shprehur i dëshpëruar që nuk do të mund të shkojë të performojë atje, pasi fansat tashmë i kanë blerë biletat për shfaqjet e parapara.

“Jam i dëshpëruar, s’po mund ta besoj se Britania e Madhe nuk po më lë të hyjë! Shpenzova gjysmë milioni dollar nga paratë e mija në mënyrë që ta mbaja këtë turne, e në fund më është ndaluar hyrja vetëm disa ditë para se të fillonin koncertet. Kjo nuk është aspak e drejtë për mua dhe fansat e mi, 85% prej të cilëve tashmë i kanë blerë biletat. Britania është një nga shtetet evropiane të cilat ua ndalojnë hyrjen njerëzve që kanë të kaluar kriminale. Kjo do të thotë që nëse keni bërë një vepër kriminale që në Britani do të dënohej me 23 muaj, do të ju ndalohet hyrja në vend”, ka thënë Ja Rule.

Ja Rule është muzikant amerikan, i cili është i njohur për hitet muzikore si “Always On Time” e “Thug Lovin’” dhe hititn “I’m Real”, që i ka me bashkëpunëtorë të ndryshëm, emra eminent të showbizit botërorë, si Jennifer Lopez e Ashanti.