Raportohet se Brad Pitt është në lidhje me këngëtaren Lykke Li, e cila jeton vetëm pak minuta larg nga shtëpia e Pittit në Los Anxhelos.
Aktori hollivudian i cili është në mes të një divorci të çrregullt nga ish-bashkëshortja, Angelina Joe, thuhet se është duke kaluar kohë me këngëtaren suedeze, që nga mesi i vitit të kaluar.
Mediat kanë raportuar se këto thashetheme tashmë po qarkullojnë në shtetin suedez. Edhe javën e kaluar, të njëjtat media kanë raportuar se Brad dhe këngëtarja suedeze janë parë së bashku në një lokal në Hollywood.
Këngëtarja 35-vjeçare e cila ka një djalë, 6 vjeç, të quajtur Dion, me ish-të dashurin e saj, producentin Jeff Bhasker, jeton vetëm pak minuta larg nga Pitt.
“Brad dhe Lykke kanë mundur të lidhen shumë lehtë, pasi ata janë fqinj”, ka thënë një burim i afërt me çiftin.
Ndërkohë, Brad ka një rezidencë në Los Feliz dhe po ashtu posedon shtëpi në vlerë prej 8 milionë dollarë jo shumë larg nga ish-bashkëshortja, Angelina Jolie dhe gjashtë fëmijët e tyre, Maddox 19 vjeç, Pax 19 vjeç, Zahara 16 vjeç, Shiloh 15 vjeç dhe Vivienne dhe Knox, 12 vjeç.
Para Lykkes, aktori i filmit “Oceans’Eleven” ka qenë në lidhje me modelen gjermane, Nicole Poturalski, 29 vjeç.
Brad dhe Angelina janë ndarë në vitin 2016, dhe pas një lufte të pandërprerë, ata janë deklaruar edhe zyrtarisht beqarë, në prill të vitit 2019.
Lykke Li është e njohur për hitet e saj “Follow Rivers” dhe “GunShot”