Pas një beteje ligjore që zgjati tetë vjet, Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë përfunduar procedurat e divorcit të tyre në muajin dhjetor të vitit 2024. Tani, aktori 61-vjeçar raportohet se është i lumtur në marrëdhënien e tij me disenjatoren e stolive Ines de Ramon.
“Ata po kalojnë shkëlqyeshëm”, ka thënë një burim për People.
Sipas burimit, i cili ka qenë në një lidhje me De Ramon që nga fundi i vitit 2022, ai është i lumtur që e ka lënë pas këtë kapitull të vështirë të jetës.
“Ai është i kënaqur që divorci është finalizuar. Gjërat janë të qeta për familjen”, ka shtuar burimi.
Burime të mëparshme kanë treguar se Pitt nuk ka dashur të nxitojë me romancën e tij të re, duke preferuar që gjërat të zhvillohen natyrshëm.
“Brad dhe Ines ende po shijojnë kohën së bashku dhe po argëtohen. Kanë interesa të përbashkëta, e duan kreativitetin dhe udhëtimet. Janë të lumtur që kanë marrëdhënie të thjeshtë”, ka thënë një burim për Entertainment Tonight.
Gjithashtu, një tjetër burim ka shtuar se Pitt është “shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm” në lidhjet e tij romantike.
“Ai dëshiron t'i lë gjërat të rrjedhin natyrshëm”, ka theksura burimi.
Pitt, i cili më parë ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston nga viti 2000 deri në 2005, tani është përqendruar tek e ardhmja. Me filmin e tij të ri “F1”, i cili pritet të publikohet në qershor, aktori po rikthehet në një periudhë më pozitive të jetës.
“Jeta është e mirë për të, nuk ka ankesa”, ka thënë burimi për People.
Ndërkohë, një burim tjetër i ka thënë Us Weekly se pas përfundimit të konfliktit ligjor me Jolien, Pitt është gati të fillojë nga e para.
“Brad dëshiron të rikthejë jetën e tij në rrugën e duhur dhe ta lërë këtë pas. Ai mund të nisë nga e para”, ka thënë burimi.