Showbiz

Blake Lively dhe Ryan Reynolds s’do të marrin pjesë sivjet në “Met Gala”

Blake Lively Ryan Reynolds

Foto: Associated Press

Blake Lively dhe Ryan Reynolds thuhet se nuk do të marrin pjesë në Met Gala të këtij viti.

Një burim i afërt me çiftin pretendon se ata nuk kanë në plan të paraqiten në ngjarjen e mbushur me yje, e cila është planifikuar të zhvillohet më 5 maj, raporton TMZ.

Vendimi i tyre për ta anashkaluar ngjarjen e madhe dhe shumë të përfolur vjen në kohën kur ata po zhvillojnë një luftë ligjore me bashkëpunëtorin e Lively "It Ends With Us", Justin Baldoni. 

Megjithatë, TMZ pretendon se problemet ligjore të 37-vjeçares Lively dhe bashkëshortit të saj nuk patën ndikim në zgjedhjen për të mos marrë pjesë në “Met Gala” pasi vendimi i tyre ishte marrë disa muaj përpara se të shpalosej drama e tyre me Baldonin.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që "Mbretëresha e Met Gala" dhe Reynolds, 48 vjeç, zgjedhin të anashkalojnë ngjarjen e profilit të lartë.

Ata në fakt nuk kanë marrë pjesë në ngjarjen e mbledhjes së fondeve që nga viti 2022.

Vitin e kaluar Lively dhe Reynolds nuk kanë marrë pjesë sepse donin të shijonin kohë cilësore familjare me katër fëmijët e tyre në shtëpi.