Billie Eilish e ka pasuar fitoren e saj të dyfishtë në “American Music Awards” të dielën mbrëma (24 nëntor) me çmimin “Billboard Woman of the Year”.
Ajo do t’i bashkohet mbretëreshës së AMA (e cila bëri histori) Taylor Swift, Alanis Morissette dhe Nicki Minaj në mesin e personave që do të nderohen në galanë “Billboard Women in Music” në Hollywood, më 12 dhjetor (2019).
"Billie e ka ngjallur industrinë e argëtimit përmes platformave të saj muzikore dhe të mediave sociale, duke e lënë një ndikim të pashlyeshëm në trendin kulturor global," thotë drejtoresha e Billboard, Hannah Karp. "Aftësia e saj për të folur me popullatën e Gen-Z, motivimi i adoleshentëve dhe të rinjve që të ndihen të pranuar në shoqërinë e sotme, ia ka mundësuar shpejt Eilishit të ngrihet në krye të toplistave, duke bërë revolucion në këtë gjeneratë me ngjyrën e saj elektrike të flokëve dhe qëndrimin e mprehtë."
Billie bëhet artistja më e re e nderuar me “Billboard’s Woman of the Year” - ajo do ta pranojë çmimin gjashtë ditë para se t’i mbushë 18 vjet.

Swift, e cila të dielën i fitoi gjashtë çmime AMA, përfshirë çmimin “Artist of the Decade”, do të nderohet me çmimin inaugural të “Billboard Woman of the Decade”, ndërsa Morissette do të jetë laureate e çmimit “Icon Award” dhe “Minaj at Game Changer”, shkruan KOHA Ditore.
Brandi Carlile (Trailblazer) dhe zyrtarja kryesore operative e Roc Nation, Desiree Perez do të nderohen gjithashtu në galanë e 14-të vjetore, të organizuar nga pranuesja e vitit të kaluar të çmimit Rising Star, Hayley Kiyoko.