Showbiz

Billie Eilish Joni Mitchell e Lady Gaga me koncert bamirësie pas zjarreve në Los Angeles

Billie Eilish Joni Mitchell e Lady Gaga me koncert bamirësie pas zjarreve në Los Angeles

Këngëtarët, Billie Eilish, Joni Mitchell, Lady Gaga dhe shumë yje të tjerë do të marrim pjesë në koncertin “FireAid”, i cili organizohet për mbështetje të viktimave të zjarreve në Los Angeles. 

The New York Times ka shkruar se koncerti do të mbahet më 30 janar, tri ditë para ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Grammy” ku do të shfaqen yje të njohur, përfshirë Dave Matthews, Katy Perry, Stevie Nicks, Green Day, Pink dhe shumë të tjerë. 

Koncerti do të mbahet në Intuit Dome dhe Kia Forum në Inglewood, Californi, me bileta që do të shiten në platformën Ticketmaster që nga e mërkura që vjen.

Ngjarja do të transmetohet në “AMC” dhe platforma të tjera si “YouTube”, “Apple Music”, “Max”, “Paramount+”, “Prime Music”, “SiriusXM” dhe “iHeartRadio”. 

Sipas organizatorëve, “ky koncert do të bëhet ngjarje kryesore gjatë javës para ‘Grammyt’”, duke zëvendësuar ngjarjet tradicionale, pasi shumë nga ato janë anuluar për të përqendruar të ardhurat financiare te ndihma për të dëmtuarit nga zjarret. 

Disa figura të industrisë kanë shprehur pakënaqësi me vendimin e Akademisë së Grammyt për të vazhduar me ceremoninë, duke thënë se paratë që përdoren për spektaklin do të mund të përdoreshin për organizmin e ngjarjeve bamirëse për të prekurit nga zjarret.

Koncerti do të organizohet nga Irving Azoff, një menaxher artistik dhe një figurë e njohur në industrinë muzikore, dhe familja e tij, në bashkëpunim me labelin “Live Nation” dhe “AEG Presents”.

Pavarësisht se Eagles, rock grupi i njohur që ka lidhje të ngushta me Azoff, nuk do të performojë në “FireAid”, ata kanë deklaruar se do të dhurojnë 2.5 milionë dollarë për  kauzën. 

Të ardhurat nga koncerti do të shkojnë për një organizatë bamirësie që do të “përqendrohet në rindërtimin e infrastrukturës, mbështetje për familjet e zhvendosura dhe avancimin e teknologjive dhe strategjive për parandalimin e zjarreve për të siguruar që Los Anxhelos të jetë më i përgatitur për emergjencat e zjarreve në të ardhmen”.