Showbiz

Billie Eilish flet rreth "përvojës së çmendur" në një lidhje romantike: Ai u zhduk

Billie Eilish

Billie Eilish

Këngëtarja Billie Eilish, ka thënë se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ishte në lidhje me dikë që përnjëherë është zhdukur dhe nuk e ka kontaktuar më kurrë.

“Vitin e kaluar, një person me të cilin kam qenë në lidhje, më është zhdukur pa më dhënë asnjë lloj shpjegimi. Ishte përvojë e çmendur”, ka thënë Billie në podcastin “Miss me?”, në BBC.

Ajo ka thënë se ngjarja ka ndodhur dhjetorin e kaluar duke shtuar se “ishte plotësisht e pabesueshme” dhe deri më sot kurrë më nuk e ka kontaktuar.

“Unë i thash ‘mos ke vdekur?’ Ishte dikush që e kam njohur me vjet dhe kishim plan të takoheshim. I kam treguar se ku të vinte në orën 3 pasdite dhe kurrë më nuk kam dëgjuar nga ai person. Kurrë. Nuk mund ta besoja”, ka thënë Billie ndërsa ka shtuar se nuk e dinte që njerëzit ende veprojnë kështu.

Ajo ka treguar se më vonë e ka parë se ai ishte në lidhje me dikë tjetër.

Këngëtarja gjithashtu ka treguar se ka pasur vështirësi për të mbajtur lidhje shoqërore pasi u bë e famshme.

“I kam humbur të gjithë shokët e mi që kur jam bërë e famshme. U bëra e famshme përnjëherë dhe nuk mund të mbaja lidhje shoqërore më. Ishte me të vërtetë shumë e vështirë”, ka treguar Billie.

Ajo ka shtuar se ditëlindjen e 20-të e ka festuar me stafin e saj të cilët ishin nga 15 vjet më të vjetër se ajo.

“Një punonjëse e pati lënë punën dhe nuk më foli më. Ishte gjëja më e keqe që më ka ndodhur por pastaj mendova me vete ‘por ngadalë ky është thjeshtë një vend i punës, nëse e lënë punën normal që nuk do të më shohin më’”, ka thënë amerikania.

22 vjeçja ka thënë se që nga atëherë e ka të vështirë të bëhet shoqe e ndonjë të punësuari të saj.

“Kjo më ndodh sepse e përjetoj keq humbjen dhe kam probleme me braktisjen”, ka shpjeguar ylli.
Megjithatë ajo ka thënë se tani punon më shumë në këtë drejtim dhe ka përmirësuar marrëdhëniet me disa nga shokët e shoqet e saj që i ka pasur më përpara.

“Para një viti jam lidhur sërish me rrethim tim shoqëror që kisha dhe tani kam shumë shokë. E kam një grup shokësh tash! Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur”, ka thënë këngëtarja.