Showbiz

Billie Eilish dhe Nat Wolff dalin në New York pas thashethemeve për lidhje romantike

Billie Eilish dhe Nat Wolff

Billie Eilish dhe Nat Wolff

Foto: Associated Press

Këngëtarja, Billie Eilish u pa me artistin, Nat Wolff të martën mbrëma në New York, duke ndezur një sërë thashethemesh për mundësinë e një lidhjeje mes tyre, ka raportuar “Daily Mail”.

Çifti, që njihej prej kohësh, ka shkuar së bashku në Teatrin “Lucille Lortel” në qytetin e madh.
 

Eilish 23-vjeçare, ishte veshur pantallona të zeza dhe një xhaketë të bardhë me zinxhir, duke shtuar një kapele me grafikë dhe një çantë me print leopardi.

Së fundmi, një burim ka thënë për “Daily Mail” se “Billie dhe Nat janë thjesht miq”, pas disa muajsh spekulimesh për lidhje romantike.

Adhuruesit ishin kureshtarë pasi panë Wolffin ta mbrojë Eilishin në disa komente në Instagram.
 

Fotografi e Nat Wolff në Instagram

“Je gabim”, ka shkruar ai në një koment që akuzonte Eilishin se nuk shkruante vetë muzikën e saj, duke shtuar se ajo dhe vëllai i saj  “shkruajnë gjithçka së bashku dhe janë të dy gjeni”. 

“Kjo lloj pyetjeje të bën nervoz”, kishte shkruar Wolff 30-vjeçar.
Eilish dhe Wolff u njohën më parë gjatë një festë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscar”. 

Vëllai i tij, Alex Wolff, aktualisht është pjesë e turneut të Eilishit “Hit Me Hard and Soft”.
 

Fotografi e Nat Wolff në Instagram


Alex ka përshkruar Eilishin si “binjaken” e tij dhe më parë ka thënë se ajo është një nga “ne”.

Eilish ka një lidhje të ngushtë me vëllezërit Wolff, duke përshkruar një “bashkim të menjëhershëm” që ndjeu me ta. 

Në një intervistë, ajo e pati quajtur Alexin si “vëllain” e saj dhe e lavdëroi atë për lidhjen e ngushtë që kishin formuar.