Muzikë

Billi Eilish muajin e ardhshëm me album të ri

Billi Eilish

Billi Eilish

Foto: Associated Press

Këngëtarja me famë botërore, Billi Eilish, do të publikojë albumin e ri, “Hit Me Hard and Soft”, muajin e ardhshëm.

Këngëtarja përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram, ka bërë të ditur se albumi do të publikohet me 17 maj, raporton AP.

“Dua të iu jap të gjithëve përnjëherë. Më të vërtetë nuk mund të jem më krenare për këtë album”, ka shkruar Eilish.

Në një deklaratë për shtyp, këngëtarja ka bërë të ditur se për prodhimin e disqeve të albumit do të përdorë materiale 100% të reciklueshme.

Ajo, si zakonisht, për krijim e albumit bashkëpunoi me vëllain, Fineas. Dyshja së fundmi janë shpërblyer me çmim “Oscar”, për këngën “What Was I Made For”, e cila është kolonë zanore e filmit të shumëpërfolur “Barbie”.

Më parë gjatë këtij muaji, Eilish, u është bashkangjitur muzikantëve, duke firmosur një letër të hapur që kanë bërë kundër përdorimit të inteligjencës artificiale(IA).