Sekreti i këngës "Joline"

Beyonce zbulon se kush luajti në harmonikë në ripërpunimin e këngës “Jolene”

Beyonce

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Teksasi, Beyonce, ka treguar se artisti i famshëm Stevie Wonder ka luajtur instrumentin e harmonikës në ripërpunimin e këngës “Jolene” në albumin e ri.

Beyonce këtë e tregoi të hënën në mbrëmje gjatë fjalimit falënderues pasi doli ta pranojë çmimin e “Innovator”, me të cilin u shpërblye në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga iHeartRadio.

“Faleminderit shumë Stevie, të dua. Të dua dhe të falënderoj. Dua të falënderoi që shtrove rrugën për të gjithë ne. Jam e nderuar që po e marr këtë çmim nga ti, Stevie Wonder. Kurdo që dikush më pyet se nëse është dikush, këngët e të cilit do t’i dëgjoja përgjatë tërë jetës, gjithmonë përgjigja ime je ti. Prandaj faleminderit, Zoti të bekoftë. Dhe faleminderit që luajte harmonikën në këngën ‘Jolene’”, ka thënë këngëtarja, ndërkohë që Wonder e falënderoi atë duke i thënë se e ka bërë botën një vend më të mirë.

VIDEO:

 

 

Fjalimi i yllit ishte i koncentruar në zbërthimin e domethënies së inovacionit, pasi ajo ceki se një inovator është dikush që ëndërron e dëshiron ta bëjë realitet atë ëndërr por rruga e realizimit ndonjëherë mund të jetë e ndërlikuar.

“Të qenit inovator shpesh do të thotë se do të jesh i kritikuar, gjë që do vë në provë fortësinë tënde mentale. Të qenit inovator është të mbështetesh në besim te Zoti, se ai do të të udhëheqë... Dua të ua dedikojë këtë shpërblim të gjithë inovatorëve që ia dedikuan jetët e tyre artit”, ka thënë artistja.

Kënga “Jolene”, të cilën për herë të parë e këndoi e famshmja Dolly Parton në vitin 1973, me ripërpunimin nga Beyonce në albumin e saj të ri “Cowboy Carter” që e lansoi ditë më parë, u bë një nga këngët më të përfolura e më të pëlqyera të këtij albumi.

Artistja në ripërpunimin e këngës ka ndryshuar pak vijën melodike si dhe tekstin e këngës. Ndërkohë që në 1973 Dolly i këndonte një vajze duke ju lutur të mos ia marr burrin, Beyonce e paralajmëron Jolinën të mos i afrohet burrit të saj.

Beyonce dhe Stevie Wonder në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga iHeartRadio