Showbiz

Beyonce ndërhyn pas sherrit të fansave për syzet e saj

Beyonce i ka dhënë një fansi një palë syze dielli gjatë koncertit të saj botëror “Renaissance” në Londër.

Një fans i quajtur Valentino Rodrigues postoi një video tashmë virale në TikTok të momentit të saktë në të cilin ylli i popit hoqi syzet e saj të bardha dhe i hodhi në turmë. Megjithatë, siguria ndërhyri shpejt pasi Rodrigues dukej se kishte hyrë në një sherr të vogël me një tifoz aty pranë, i cili gjithashtu kapi syzet në të njëjtën kohë. Roja i sigurisë shihet se largohet me syzet në duar.

Në një intervistë për Buzzfeed, Rodrigues shpjegoi: "Kur u hodhën syzet e diellit, fillimisht i kapi miku im Khalid, por pranë tij ishte një vajzë që, mendoj se mund t'i kishte kapur gjithashtu".

“Vajza që tentoi t’i kapte syzet nga miku im, thirri sigurimin. Ajo thoshte se ‘nëse unë nuk do t’i kem, askush s’do t’i ketë’”.

Derisa Beyonce po kthehej prapa skenës pas përfundimit të një prej këngëve, ajo ia hodhi edhe herë syzet Rodriguesit. Këtë herë ai i kapi dhe i mbajti. Ato vlerësohen të jenë me vlerë rreth 53,000 dollarë.