Gjatë koncertit të saj të 14 gushtit në Atlanta, Beyoncé i dha një “britmë” të veçantë interpretueses së hitit "About Damn Time" ndërsa performonte këngën e saj, "Break My Soul (The Queens Remix)." Ndërsa Lizzo ra poshtë listës së këngëtarëve ikonë të përmendur në këngën e Bey, siç shihet në videot e shpërndara në rrjetet sociale, vet Beyonce u sigurua të përmendte emrin e Lizzo-s, duke shtuar: "Të dua, Lizzo!"
“Britma” e fundit e Queen Bey vjen dy javë pasi përdoruesit e rrjeteve sociale theksuan se ajo nuk e përmendi emrin e Lizzos gjatë një koncerti të 1 gushtit në Massachusetts, duke bërë që disa të hamendësojnë se kjo gjë ishte lidhur me hallet e fundit ligjore të këngëtares.
Në fillim të gushtit, tre nga ish-kërcimtarët e Lizzos ngritën padi duke e akuzuar atë për krijimin e një "mjedisi armiqësor dhe abuzues pune".
Në një ankesë të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit dhe të marrë nga “E! Lajmet” më 1 gusht, Crystal Williams, Arianna Davis dhe Noelle Rodriguez pretenduan se ishin subjekt i një game të gjerë keqtrajtimesh ndërsa punonin me këngëtaren e hitit "Cuz I Love You", duke përfshirë ngacmimin seksual, turpërimin për peshën dhe diskriminimin për paaftësi.
Dy ditë pas ngritjes së padisë, Lizzo ndau një deklaratë që mohonte pretendimet "skandaloze".
Këngëtarja Lizzo në lidhje me këtë tha: “Dua t'i falënderoj të gjithë ata që kanë arritur të më mbështesin, dhe me ngritin lart gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka përfunduar ajo.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi