Showbiz

Ben Affleck i hapur për një mundësi të dytë me ish-gruan

Ben Affleck

Ben Affleck

Foto: Associated Press

Aktori i famshëm Ben Affleck është i hapur për një mundësi të dytë me ish-bashkëshorten e tij, aktoren Jennifer Garner, nëse rrethanat do të jenë të përshtatshme.

“Ben do të donte një tjetër shans me Jenin kur koha do të ishte e duhura”, ka thënë një burim për “Page Six”.

Megjithatë, i njëjti burim ka theksuar se “Ben e di që kjo nuk është diçka e mundshme për momentin”, pasi ai sapo është divorcuar nga Jennifer Lopez dhe është i fokusuar në projektet e tij e po përpiqet të ndërtojë një kapitull të ri në jetë.

“Për më tepër, Ben e respekton marrëdhënien e Jenin me Johnin [Miller] dhe nuk do të ndërhynte mes tyre”, ka shtuar burimi.

Garner nuk e ndan të njëjtin mendim

Një burim tjetër i ka thënë “Page Six” se Jennifer Garner nuk ka të njëjtat ndjenja.

“Ajo është e lumtur me Johnin dhe nuk e ka aspak mendjen tek rikthimi me Benin. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëprindërimi, por për Jenin, këtu përfundon gjithçka”, ka thënë burimi.

Aktorja e filmit “13 Going on 30” dhe biznesmeni John Miller, 47 vjeç, janë në lidhje që nga viti 2018.

Affleck dhe Garner, të dy 52 vjeç, kanë qenë të martuar për 10 vjet, nga viti 2005 deri në 2015. Pavarësisht ndarjes, ata janë parë shpesh bashkë për shkak të fëmijëve të tyre.

Së fundmi, dyshja u pa duke qeshur dhe biseduar gjatë festës së ditëlindjes së 13-të të djalit të tyre, Samuel, në një park paintballi në Los Angeles.

Sipas një burimi të mëparshëm për Page Six, “Ben dhe Jen janë më të afërt se kurrë më parë që nga divorci i tyre”, veçanërisht pas ndarjes së Affleckut nga Lopez dhe situatës me zjarret në Los Angeles.

“Ata janë mbështetur tek njëri-tjetri më shumë se kurrë këto kohë”, ka thënë burimi në fund të muajit janar.

Megjithatë, ky afrimitet duket se nuk i ka pëlqyer John Millerit. 

Një burim tjetër ka thënë për “Page Six” se partneri i Garnerit “nuk është i kënaqur” me faktin që ajo po kalon më shumë kohë me Affleckun.

“John e di që Ben dhe Jen kanë marrëdhënie të afërt, por kur ai kalon të gjitha festat me ta, si Krishtlindjet dhe Ditën e Falënderimeve, John ndihet sikur është i treti në këtë marrëdhënie”, ka përfunduar burimi.