Showbiz

Ben Affleck dhe Matt Damon në filmin e ri në Netflix

Ben Affleck dhe Matt Damon

Ben Affleck dhe Matt Damon

Shokët e ngushtë, aktorët e njohur, Ben Affleck dhe Matt Damon, do të luajnë në filmin e ri “RIP”, i cili do të shfaqet në platformën transmetuese “Netflix”.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ndërkohë që filmi do të prodhohet nga kompania “Artists Equity”, e cila u themelua nga Afflecku dhe Damoni, shkruan “Deadline”.

Projekte të tjera të njohura të kësaj kompanie janë filmi “Small Things Like These”, ku luan aktori Chillian Murphy, filmi “The Accountant”, dhe filmat e udhëhequr nga artistja Jennifer Lopez “Unstoppable” dhe “Kiss Of The Spider Woman”.

Affleck dhe Damon kanë qenë bashkëpunëtorë që një kohë të gjatë, pasi për herë të parë u bashkuan në vitin 1997 për realizmin e projektit filmik “Good Will Hunting”, projekt ky që i çoi të dy të fitonin nga një çmim “Oscar” për skenarin më të mirë origjinal. Ata luajtën bashkë në vitin 2021, në filmin e Ridley Scotit “The Last Duel”, bashkë me artistë si Jodie Comer e Adam Driver.

Projekti i tyre i fundit është drama sportive e vitit 2023 “Air”, regjisor i të cilës është Affleck.

Damon së fundmi është parë në filmin e Christopher Nolanit, fitues të çmimit “Oscar”, “Oppenheimer” dhe atë të Ethan Coenit “Drive Away-Dolls”.

Ai do të luajë përkrah vëllait të Afflecut, Casey, në filmin komedi “The Instigators”.