Showbiz

Bella Hadid pesë muaj esëll, festoi me një udhëtim në Las Vegas

Modelja 26-vjeçare, Bella Hadid, ka pesë muaj që nuk konsumon alkool dhe të qenit esëll vendosi ta festojë me një udhëtim në qytetin e dritave, Las Vegas.

Ajo madje e postoi një video në TikTok, ku shihet duke festuar me shoqëri.

Bella ishte në Las Vegas për ta ndjekur hapjen e hotelit “Stanton Social Prime Caesars Palace”, e cila u sponsorizua nga kompania e saj e pijeve joalkoolike, “Kin Euphorics”. Pak para kësaj ngjarjeje, modelja vuri në dukje se ndihej e shqetësuar për udhëtimin, por do të qëndronte esëll teksa argëtohet në qytetin që nuk fle kurrë.

“Kur kam qenë fëmijë, vija në Las Vegas me babain për ta ndjekur shfaqjen e ‘Cirque de Soleil’, por tani eksperiencat në këtë qytet janë krejtësisht ndryshe. Kjo është hera e parë që jam këtu si e rritur. Pavarësisht nëse nuk pini fare alkool ose jeni në gjendje ta trajtoni ankthin apo mendimet tuaja, duke qenë në Vegas, ne duam të sigurohemi që t'ua mundësojmë përvojën më të bukur njerëzve në Amerikë, të cilët duan të argëtohen vërtetë dhe e meritojnë ta bëjnë këtë. Unë jam paksa introverte, prandaj të jem e sinqertë po ndihem e dërrmuar sepse ka kohë të gjatë që nuk kam parë kaq shumë njerëz në një vend, dhe kjo po më bënë të ndihem në ankth. Por, për këtë shërben pija ‘Kin Euphoric’, një pije që më ndihmon vërtetë të qetësohem dhe të argëtohem në të njëjtën kohë”, tha Bella për televizionin “ExtraTV”.

Bella Hadid së fundmi e pranoi se nuk e ndjen më nevojën për të pirë alkool, për shkak se alkooli i shkakton “ankth të tmerrshëm”.

@babybella777

5 months alcohol free

♬ Unlock it x better off alone - roxi audios