David dhe Victoria Beckham përpiqen të kenë të paktën dy takime brenda muajit së bashku.
Çifti që festoi 25 vjetorin e martesës muajin e kaluar duken më të lumtur se kurrë, dhe miqtë zbuluan se sekreti i tyre për një martesë të lumtur është se ata i kushtojnë kohë lidhjes së tyre.
"Kjo përfshin të paktën dy net takimesh në muaj, një fundjavë për ata të dy larg të gjithëve çdo gjashtë javë, dhe një festë të madhe në vit, ku të dy fikin telefonat e tyre”, ka thënë një burim për revistën New!
Sipas burimit, rregullat përfshijnë gjithashtu gjeste romantike të befasishme, si dhuratat e vogla, dhe të qenit të hapur dhe të sinqertë kur janë të stresuar ose të mërzitur.
David, 49 vjeç dhe Victoria, 50 vjeç, kanë katër fëmijë së bashku, Brooklyn, 25 vjeç, Romeo, 21, Cruz, 19 dhe 13-vjeçarin Harper.
"Mund të tingëllojë e thjeshtë, por ajo e di se çfarë e bën martesën e tyre më të fortë dhe gjatë 25 viteve të fundit, ata kanë qenë më të lumturit kur kanë vënë njëri-tjetrin dhe martesën e tyre në vend të parë", ka shtuar burimi.
Victoria së fundmi ka treguar se është më e dashuruar me Davidin se kurrë.
"Më pëlqen të kaloj kohë me burrin tim. Më lejoni t'ju them, David është shumë qesharak. Unë kam një burrë me të cilin jam ende shumë e dashuruar, ndoshta më shumë se kur u takuam për herë të parë”, është shprehur ish-anëtarja e “Spice Girls”.