Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka uruar Monika Kryemadhin për zgjedhjen e saj si lidere të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Rexha në Instagram ka uruar Kryemadhin të cilën thotë se e ka kushërirë.
“Duhet të uroj kushërirën time Monika Kryemadhi për të qenit gruaja e parë lidere e një partie politike në Shqipëri! Shumë krenare. E di se do të japësh më të mirën për Shqipërinë”, ka shkruar ajo në Instagram.