Showbiz

Bautista dhe Coleman rikthehen me filmin e ri “My Spy: The Eternal City”

My Spy

Janë publikuar pamjet e para të filmit, “My Spy: The Eternal City”, që është vazhdimi i shumëpritur i hitit të vitit 2020, “My Spy”. Projekti në fjalë, që për çudi pati shikueshmëri të jashtëzakonshme gjatë kohës së pandemisë, për herë të parë e njoftoi publikun me agjentin e ashpër e të rrezikshëm të CIA-s dhe mikeshën e tij të vogël. Rolet kryesore luhen nga Dave Bautista dhe Chloe Coleman, të cilët po rikthehen në ekran të madh për ta portretizuar dyshen dinamike, JJ dhe Sophie.

 

Në filmin e ardhshëm “My Spy: The Eternal City”, Sophie tani është një tinejxhere, e cila e bind JJ-in për ta shoqëruar në ekskursionin e shkollës së saj në Itali. Ajo që nis si detyrë e thjeshtë shoqëruese shumë shpejtë eskalon në një aventurë me plot situate të rrezikshme. Dyshja e gjen veten të përfshirë në një komplot ndërkombëtar të terrorizmit.

 

Në vazhdimin e dytë të filmit rikthehen me rol aktorët komik, Kristen Schaal dhe Ken Jeong. Kastës i bashkohen edhe emra të rinj si, Anna Faris, Craig Robinson dhe Flula Borg.

 

Me regji të Peter Segal, i cili po ashtu e ka bashkë-shkruar skenarin, filmi premton të sjell përzierje të zhanreve aksion dhe komedi, çka edhe i rrëmbeu zemrat e publikut në filmin e parë të lansuar më 2020-tën.

 

“My Spy: The Eternal City” pritet të shndërrohet në hit me t’u publikuar në platformën Amazon Prime Video, kurse premierën nëpër kinema e shënon më 18 korrik të këtij viti.