Showbiz

Bad Bunny dhe Kendall Jennner shihen së bashku

Supermodelja Kendall Jenner dhe ylli i muzikës, Bad Bonny, janë parë së bashku teksa kanë shijuar muzikën e reperit Drake në një nga koncertet e tij. Në këtë koncert ishte edhe motra e Kendallit, Kim Kardashian.

“Un verano Sin Ti” (një verë pa ty) është titulluar albumi i fundit i Bad Bunny, por “Billboard” ka shkruar se më mirë do të ishte ta emëronte “Un verano Con ti” (një verë me ty), duke ju referuar daljeve të shpeshta bashkë që kishte Bad Bunny me supermodelen.

Një video që tregon se ata janë një çift me të vërtetë është shpërndarë në rrjetin social TikTok.

Në klipet e regjistruara nga fansat në shfaqje, modelja dhe ylli i muzikës latine mund të shihen duke kërcyer duke mbajtur duart, duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit dhe duke mbështjellë krahët rreth qafës dhe belit të njëri-tjetrit.

Në një moment, Benito është parë teksa i ka thënë diçka Kendallit, që ishte aq qesharake, sa që ajo u shtri në dysheme duke qeshur.

Videot e çiftit nga koncerti i Draket e gjetën edhe rrugën e tyre online, duke treguar se kishin një shoqëruese, motrën e famshme të Jennerit, Kim Kardashian. E veshur me një veshje të kaltër, themeluesja e “Skims” u pa në anën e Bad Bunnyt ndërsa grupi ecte nëpër vendin e mbushur plot.

Këngëtari i hitit “Me Porto Bonito” thuhet se ka dalë me modelen që nga fillimi i këtij viti, me saktësisht në pranverë. Të dy dukeshin tepër komodë në prill ndërsa ishin në festivalin “Coachella” së bashku, dhe në maj. Pëllumba dashurie i ka quajtur “billboard.com” ndërsa ishin të ulur për ta shikuar një ndeshje të “Lakers” të veshur me çizme të ngjashme me lëkurë gjarpri.