Avokati, nga Teksasi, Tony Buzbee ka paditur “Roc Nation”, kompani e themeluar nga reperi, Jay-Z, duke e akuzuar atë për përpjekje për të ia rekrutuar klientët dhe pë t'i bindur ata që të padisin firmën e avokaturës së tij.
Kjo padi vjen pas një padie të veçantë, në të cilën Buzbee po përfaqëson një grua, e cila identifikohet si “Jane Doe” dhe pretendon se është përdhunuar nga Sean “Diddy” Combs dhe Jay-Z më shumë se dy dekada më parë, kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe.
Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, ka mohuar akuzat dhe e ka paditur Buzbeen për shantazh, duke e akuzuar për kërkimin e përfitimeve personale nga personalitet e famshme, ka raportuar CNN.

Në një padi të dorëzuar në Texas, Buzbee akuzon “Roc Nationin” dhe avokatët e Jay-Z-së në firmën ligjore “Quinn Emanuel” për financimin dhe orkestrimin e një përpjekjeje për të rekrutuar klientët e tij dhe për t'i shtyrë që të ushtrojnë padi kundër firmës së tij.
Avokati që përfaqëson paditë kundër Diddyt, padit edhe kompaninë e reperit Jay-Z
“Të pandehurit janë komplotuar për të penguar drejtësinë duke angazhuar agjentë të fshehtë për të kërkuar në mënyrë të paligjshme më shumë se dhjetëra klientë aktualë dhe ish-klientë të firmës ‘Buzbee’, për t'i bindur ata të sjellin raste të pavlefshme kundër kësaj firme”, thuhet në padi.
Buzbee ka pohuar se disa nga ish-klientët e tij janë kontaktuar nga individë që “pretendojnë se punojnë për shtetin e Teksasit” dhe që kanë “shfaqur certifikata të rreme”.
Ai gjithashtu akuzon se këta individë u ofruan klientëve të tij deri në 10,000 dollarë për të paditur firmën e tij.
Në padi përmenden edhe transkripte të bisedave që janë regjistruar në audio nga klientët, të cilët pretendojnë se u janë ofruar para për të vepruar kundër Buzbeet.
Buzbee është ka paditur “Roc Nationin”, avokaturën “Quinn Emanuelen”, e cila përfaqëson reperin Jay-Z dhe të tjerë që ai i konsideron të përfshirë në këtë “komplot” për përhapjen e padive të pavlefshme.
Kjo padi është bërë në emër të një ish-klienti të firmës “Buzbee”, i cili pretendon se ka qenë i kontaktuar dhe i janë ofruar para për të paditur firmën “Buzbee”.
Buzbee ka thënë për CNN-in se ai do të dorëzojë audio incizimet si prova nëse kërkohen nga gjykata, megjithatë CNN nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e këtyre regjistrimeve.
Buzbee ka akuzuar se kjo ka qenë e drejtuar në mënyrë specifike ndaj firmës së tij për të penguar vazhdimin e proceseve që e përfshijnë Combsin.
“Ne nuk do të frikësohemi dhe do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi”, ka thënë ai.
Një përfaqësues i “Roc Nationit” ka mohuar akuzat e Buzbee, duke e quajtur padinë një “llomotitje” dhe duke shtuar se është përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga çështjet e tjera.
Po ashtu, një përfaqësues i firmës ligjore “Quinn Emanuel” e ka quajtur këtë padi “të kotë” dhe tha se nuk kishin asnjë informacion për këtë çështje.
Avokati i Carterit, Alex Spiro, ka kërkuar që gjykata të ruajë provat dhe të hedhë poshtë padinë e “Jane Doe”, duke argumentuar se Buzbee nuk ka hetuar siç duhet akuzat e gruas dhe se pasaktësitë në dëshmitë e saj tregojnë se akuzat ndaj Jay-Z janë “të pabaza”.
Buzbee nga ana tjetër ka mbrojtur hetimet e tij, duke theksuar se firma e tij ka bërë verifikime të thella për të siguruar besueshmërinë e akuzave të gruas.

Kjo përplasje ligjore po zhvillohet pas një serie padish të tjera që Buzbee ka ngritur kundër Combsit nën akuzat për abuzimit seksual, të cilat janë mohuar nga avokatët e Combsit.
Ndërkohë Combs aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut nën akuza për krime te rënda seksuale. Mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë. Gjykimi ndaj tij pritet të nisë në maj të vitit 2025.