Avokatët e reperit me famë botërore, Sean Diddy Combs, të njohur si P.Diddy, që të hidhen poshtë disa prej pretendimeve të bëra kundër tij në nëntor në padinë për sulm seksual.
Në një mocion të paraqitur të premten në gjykatën e Neë Yorkut, avokatët e Combs, ngritën çështjet procedurale në njërën nga paditë që u ngrit vitin e kaluar kundër artistit dhe kompanisë së tij diskografike “Bad Boy Records”, nga Joi Dickerson-Neal, e cila tha se ishte “droguar qëllimisht” nga Combs dhe se e ka sulmuar seksualisht kur ishte në studente në vitin 1991. Sipas padisë, ajo gjatë asaj kohe mori pjesë në një nga vidoklipet e Combs, raporton CNN.
Në padi gjithashtu pretendohet se Combs e ka filmuar paditësen dhe ia ka treguar të tjerëve videon. Gruaja pretendon gjithashtu se disa ditë pas kësaj ngjarje, një nga shokët e saj e ka parë atë video.
Në përgjigje në padinë e iniciuar, një zëdhënës i Combsit ka thënë se “pretendimet janë të trilluara dhe jo të besueshme”, duke i përshkruar akuzat së janë bërë “thjeshtë për të zhvatur para”.
Në mocionin e ngritur të premten, avokatët e Combsit, i quajtën pretendimet e Dikerson-Nealit “false, ofendues dhe banale” si dhe kërkuan nga gjykatësi t’i hedhë poshtë pjesët e padisë duke thënë se disa nga akuzat kundër Combsit “u futën nën nene që nuk ekzistonin në kohën kur ndodhi ajo sjellje që pretendohet në padi”. Ata gjithashtu kanë shkruar se pretendimet kundër kompanisë së Combsit duhet të hidhen poshtë sepse kompania nuk ka ekzistuar kur kanë ndodhur ngjarjet e pretenduara.
Që nga nëntori, Combs është përballur me gjashtë padi të ndara, me pretendimet për sulme seksuale e të tjera akuza.
Combs i ka mohuar të gjitha akuzat.
Muajin e kaluar, policët federalë kanë bastisur pronat e këngëtarit në Los Angeles e Miami. Një burim nga organet ligjvënëse i ka thënë CNN-it se Combs është shënjestër e një hetimi penal shtetëror.
Një tjetër burim i ka thënë CNN-it se bastisjet në këto prona të Combsit janë pjesë e një hetimi të vazhdueshëm për trafikim seksual.
Për këto bastisje avokati i këngëtarit, Aaron Dyer, ka thënë se janë kryer duke bërë mbi përdorim të forcës në nivel ushtarak.