Showbiz

Avioni privat i Elton Johnit bën ulje emergjente për shkak të një problemi

Avioni privat i Sir Elton John u detyrua të kthehej nga udhëtimi i tij për në New Jork, pasi pësoi një dështim hidraulik.

Avioni dy herë e ndërpreu uljen të hënën ndërsa u përpoq të zbriste në aeroportin Farnborough në Hampshire.

Këngëtari, 74 vjeç, do të performonte në arenën Madison Square Garden me kapacitet 20,000 persona atë natë dhe mori një fluturim më vonë duke mbërritur në kohë për koncertin e tij, shkruan The Sun.

Zjarrfikësit nga gjashtë stacione shkuan në vendngjarje në orën 11:16, megjithëse incidenti u trajtua nga shërbimi zjarrfikës i aeroportit.

Muzikanti nuk e përmendi incidentin kur u shfaq në skenë më vonë atë natë.

John kohët e fundit u kthye në skenë për herë të parë në pothuajse dy vjet, duke rifilluar turneun e tij Farewell Yellow Brick Road në Amerikë.