Showbiz

“Avengers: Endgame” fitues i trefishtë në MTV Movie & TV Awards 2019

Avengers: Endgame e mposhti konkurrencën në MTV Movie & TV Awards 2019, duke i marrë tre çmimet më të mëdha, përfshirë edhe Best Movie.

Bashkë-regjisori Anthony Russo e mori çmimin e madh të ngjarjes dhe i bëri homazh ikonës së ndjerë të Marvel, Stan Lee, në fjalimin e tij të rastit me një ndihmë të vogël të yllit të Thor, Chris Hemsworth dhe atij të Iron Man, Robert Downey Jr., të cilët dërguan video mesazhe për këtë rast.

Downey Jr gjithashtu e fitoi çmimin Best Hero për portretizimin e tij të Tony Stark/Iron Man në Avengers: Endgame, ndërsa kolegu Josh Brolin e mori çmimin Best Villain për rolin e tij si Thanos.

Image

Lady Gaga e fitoi çmimin për Best Performace in a Movie për filmin A Star is Born, ndërsa dueti i saj i këngës fituese të çmimit Oscar, “Shallow”, me Bradley Cooper, e fitoi Best Musical Moment.

Në kategoritë televizive, Game of Thrones u kurorëzua si Best Show, ndërsa çmimi Golden Popcorn for Best Performance in a Show i shkoi Elisabeth Moss për "The Handmaid's Tale".

Jada Pinkett Smith u nderua me çmimin Trailblazer, ndërsa Dwayne Johnson e fitoi çmimin Generation, shkruan KOHA Ditore.

Derisa e mori çmimin për kontributin e tij të shumanshëm në film dhe televizion, ish-mundësi dhe ylli aktual i filmave, i njohur si The Rock, i inkurajoi adhuruesit që t’i pranojnë dallimet e tyre, në vend se të përpiqen të përshtaten.

"Kur erdha për herë të parë në Hollywood, drejtuesit e Hollywoodit nuk dinin se çfarë dreqin do të bënin me mua...", kujton ylli i Jumanji: Welcome to the Jungle. "Në atë kohë më thanë: ‘Duhet ta ndjekësh një mënyrë të caktuar, duhet të humbësh në peshë, duhet të jesh dikush tjetër, duhet të ndalosh së ushtruari... Duhet të ndalosh ta quash veten The Rock.’ Çfarë...?

"Për vite të tëra e besova këtë... dhe ndihesha keq duke e bërë këtë, kështu që e bëra një zgjedhje..: Nuk do të përshtatem unë me Hollywoodin, Hollywoodi do të përshtatet me mua".

Ndërkohë, ndodhi edhe një moment shumë prekës kur seria televizive Surviving R. Kelly, e cila i detajon vitet e akuzave për sulme seksuale të bëra kundër veteranit të R&B, e fitoi çmimin Best Documentary, ndërkohë që një numër viktimash të paraqitura në seri, iu bashkuan producentëve, përfshirë edhe Tamra Simmons, për ta pranuar çmimin.

MTV Movie & TV Awards 2019 u udhëhoq nga Zachary Levi në Barker Hanger në Santa Monica, California të shtunën 15 qershor, ndërsa ceremonia u transmetua të hënën.