Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka publikuar këngën e re, “1 Wish” (Një dëshirë).
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.
“Sapo mu kujtua ‘1 Wish’ u publikua tani”, ka shkruar ylli.

Ditë më parë ajo kishte postuar se më 31 tetor do ta publikonte këngën e re.
Për festën e Halloweenit, Max, ka zgjedhur të vishet me kostumin e personazhit të filmit “Liza në Botën e Çudirave”.
Në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ajo ka postuar disa fotografi ku shihet e veshur me fustan të kaltër si të Lizës.
Përveç fotografive ku shihet vet Max, ajo në postim ka përfshirë edhe disa fotografi nga sekuencat e filmit në fjalë të versionit të Disneyt.
Ndërkohë, këngëtarja, të enjten ka ndarë edhe disa fotografi të tjera, në të cilat shihet se ishte pjesë e një feste të Halloweenit ndërkohë që ishte veshur me një tjetër kostum.