Showbiz

Kutcher dhe Kunis shfaqen bashkë pas thashethemeve për probleme në martesë

Ashton Kutcher dhe Milla Kunis

Ashton Kutcher dhe Milla Kunis

Aktorët Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë treguar se nuk janë prekur nga thashethemet për “dramat në martesën” e tyre teksa kanë shijuar një pushim familjar në Romë, ka raportuar Daily Mail.

Çifti që ishte në qendër të spekulimeve për ndarje, si pasojë e miqësisë që më herët Kutcher kishte me reperin e akuzuar për krime seksuale P.Diddy, u panë në kryeqytetin italian të shtunën, me dy fëmijët e tyre, vajzën 10-vjeçare, Wyatt dhe djalin 8-vjeçar, Dmitri.

Familja ka shijuar bukuritë e qytetit, duke bërë fotografi në rrugët e vjetra të Romës. Ata vizituan vende historike si Fontana di Trevi, ku hodhën monedha për të dëshiruar diçka. 

Në një moment, Kutcher dhe Kunis shkëmbyen një puthje, për të cilën Daily Mail ka shkruar se “i mbylli  thashethemet”.

Ky udhëtim në Romë erdhi pas një vale spekulimesh që filluan në muajin shtator të vitit të kaluar, kur u përhapën thashethemet se çifti mund të ishin ndarë, pas arrestimit të Diddyt nën akuzat për krime seksuale. 

Megjithatë, këto thashetheme u hodhën poshtë shpejt si “të pabaza dhe qesharake”.

Ani pse janë në qendër të vëmendjes për lidhjen e Kutcherit me Diddy, ai dhe Kunis dukeshin të qetë dhe të lumtur, duke shijuar kohën e tyre me familjen.

Në lidhje me Diddyn, një burim ka thënë për People se Kutcher “nuk ka asnjë lidhje” me akuzat kundër tij dhe se “nuk duhet të përfshihet në diskutimin rreth Diddyt”. 

Pas arrestimit, një burim i dytë ka theksuar se aktori ka ndier keqardhje për miqësinë e tij të mëparshme me Diddyn, duke e përshkruar si një ndjenjë tradhtie dhe manipulimi.