Showbiz

Artistët që ndryshuan emrin pasi u bënë të famshëm

Foto: AP/Associated Press

Shumë artistë pas arritjes së famës kanë ndryshuar emrin e tyre.

Së fundi ishte Kanye West i cili e ndryshoi emrin në Ye. Por ai nuk është i vetmi, të njëjtën gjë e kanë bërë edhe shumë artistë tjerë para tij.

Në vitin 2018 Kanye West kishte deklaruar në Twitter se do të ndryshojë emrin në Ye, duke përcjellë edhe albumin e tij i cili kishte emrin e njëjtë.

Një tjetër artistë që ka ndryshuar emrin është edhe Prince. Ai në vitin 1993 në ditëlindjen e tij të 35 kishte bërë emrin The Love Symbol.

Gjithashtu edhe reperi Diddy e ka ndryshuar emrin në Puffy, Puff Daddy, P.Diddy, Diddy, Sean Jean, Brother Love, Sean Love Combs. Reperi i cili ishte i lindur në Combs ishte i njohur si Puffy dhe Puff Daddy herë në karrierën e tij. Në vitin 2001 ai deklaroi që nga Diddy emrin do ta kishte P.Diddy. Në vitin 2005 e ndryshoi duke ia shtuar emrit edhe një P. Në 2008 ai tha se tutje do të quhej Sean Jean, në vitin 2011 emri i tij ndryshoi në Swag, në vitin 2019 tha se do ta ndryshonte emrin nga John te Love.

Jonathan Cheban ka ndryshuar emrin në Foodgod. Në vitin 2019 i cili ishte paraqitur në “Keeping Up with the Kardashian” kishte ndryshuar emrin në Foodgod.

Lisa Bonet kishte ndryshuar emrin në Lilakoi Moon në vitin 1995.

Drake nuk e kishte gjithmonë emrin e tillë. Ai quhej Aubrey Graham. Edhe Snoop Dog kishte ndryshuar emrin në Snoop Lion dhe Snoopzilla. Ai kishte befasuar botën kur kishte deklaruar se do ta ndryshonte emrin në Snoop Lion. Një vit më vonë ai kishte ndryshuar emrin në Snoopzilla.