Showbiz

Arta Memedi paralajmëron rikthimin në muzikë

Këngëtarja nga Gostivari, por që jeton e vepron tash e sa kohë në Prishtinë, Arta Memedi ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Arta ka kohë që nuk ka lansuar projekte muzikore, por si duket pritjes po i vjen fundi. Këngëtarja paska qenë në përgatitje të një projekti që ta bëjë rikthimin e saj në muzikë.

Ajo ka njoftuar në rrjete sociale se këto ditë publiku mund ta dëgjojë projektin e saj “Problem”.

Arta ka qenë mjaft e suksesshme në tregun muzikor me projektet që ajo ka publikuar, duke filluar nga bashkëpunimi më reperin Mozzik, dhe me këngën “Shotë Galica” e cila trazoi estradën me thumbat që përmbante teksti.

Rikthimi i saj pritet të bëhet edhe në një zhanër më ndryshe nga ato që jemi mësuar ta dëgjojmë këngëtaren.

Image