Showbiz

Art Rushiti bashkëpunon me yllin e famshëm botëror

Këngëtari kosovar Art Rushiti ka përfunduar një projekt në bashkëpunim me yllin e njohur argjentinas, Brenda Asnicar.

Asnicar njihet për rolin e saj të Antonelas tek seriali i Disneyt, “Patito Feo”. Përveç se është aktore e njohur ajo është edhe këngëtare. Numëron mbi 1.2 milionë ndjekës në Instagram.

Burime të KOHËS bëjnë të ditur që aktorja dhe këngëtarja e njohur nga Argjentina ka përfunduar projektin e bashkëpunimit me Rushitin. Madje së shpejti pritet të finalizohet edhe videoklipi.

Art Rushiti ka sjellë disa projekte të ndryshme në skenën shqiptare madje projekte këto që janë pritur shumë mirë, por edhe përkrahur nga artistë të ndryshëm, si Dafina Zeqiri, Tayna, Melinda Ademi.