Nëna e re, modelja, Hailey Bieber, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber, ka vendosur që fëmijën e tyre ta mbajë larg prindërve të saj, Stephan dhe Kennya Baldwin, pasi vazhdimisht po kanë tensione në mes vete.
Themluesja e brendit te bukurisë “Rhode”, lindi fëmijën e parë me Bieberin, në muajin gusht dhe ndërkohë që shumë nëna të reja që do ta mirëprisnin ndihmë nga prindërit, Hailey ka vendosur të mabjë distancë, shkruan DailyMail.

Ani pse babai i saj, Stephan, festoi lindjen e nipit përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, Hailey nuk ia pëlqeu postimin, ndërkohë që nëna e saj nuk ka postuar asgjë.
“Marrëdhënia e Haileyt dhe familjes së saj ka kohë që është dukur e keqe. Ajo ishte më e afërt me nënën, po edhe lidhja me të filloi të prishej pasi mbeti shtatzënë, sepse nuk dëshironte t'i tregonte familjes për muaj të tërë”, ka thënë një burim i afërt me modelen.

Ky burim ka shpjeguar se marrëdhëniet u prishën pasi babai i Haileyt pati bërë një postim ku iu thoshte adhuruesve që t'i luteshin zotit për marrëdhënien e Justinit dhe Haileynt, gjë që pati nxitur shqetësimin e publikur për marrëdhënien e tyre.
“Hailey u nervozua me familjen e saj kur babai bëri postimin duke iu kërkuar adhuruesve të bënin lutje për të dhe Justinin dhe i ka thënë se nuk dëshiron që të ai të ndërhyjë në jetën e saj”, ka thënë tutje burimi.
Sipas këtij burimi, Stephan i ka thënë Haileyt se ajo as që do ta njihte Justinin nëse ai nuk do t'i njoftonte, gjë që e bëri atë të nervozohet edhe më shumë.
Çifti janë njoftuar në prapaskenën e emisionit NBC Today në vitin 2009, kanë filluar lidhjen në vitin 2015 dhe vendosën ta përmirësojnë marrëdhënien e tyre të papërcaktuar në vitin 2018, tre muaj pasi Justin u nda nga aktorja e njohur, Selena Gomez.

Burimi pretendon se tensioni në mes Haileyt dhe familjes së saj, ndodhi pasi ajo e hoqi mbiemrin “Baldwin” nga emri i saj kur u martua me Justinin dhe mori mbiemrin “Bieber”.
“Hailey kishte kohë që nuk donte ta mbante mbiemrin Baldwin dhe ishte më se e lumtur kur e ndërroi me Bieber”, ka thënë burimi.
Modelja së fundmi ka pranuar se nuk është shumë e afërt me familjen.
“Nuk jam shumë e afërt me familjen time në këtë etapë të jetës sepse ndihem shumë e pavarur”, pati thënë Hailey për W Magasine.