Aktori i njohur Ben Affleck, i cili është bashkëshorti i artistes Jennifer Lopez, që ishte një ndër nikoqiret e mbrëmjes festive të modës, MET Gala, e cila u mbajt për nder të hapjes së ekspozitës së veshjeve të vjetra me temën “Bukuritë e fjetura: ri zgjimi i modës”, të hënën mbrëma, nuk e shoqëroi bashkëshorten në këtë ngjarje.
Mos prania e Affleckut ngjalli shumë spekulime rreth çiftit nëpër rrjete sociale, por aktori ishte i zënë për xhirimet e filmit “The Accountant 2” në Los Angeles.
Këtë arsyetim e ka dhënë një përfaqësues i aktorit për mediumin Fox News.
Ndërkohë, dukja e Lopez u cilësua si ndër më të bukurat e mbrëmjes më të rëndësishme të botës së modës.
Ajo kishte veshur një fustan, të cilin vetëm për të e ka krijuar drejtori kreativ i brendit të mirënjohur “Schiaparelli”, Daniel Roseberry. Artizanët e markës, për krijimin e fustanit të inspiruar nga krahët e fluturës, përdorën një tyl transparent, mbi të cilin vendosën 2.5 milionë gurë të vegjël vezullues.