Aktori i serialit të njohur “Game of Thrones”, Joseph Gatt, është arrestuar, pasi dyshohet për biseda seksuale me një vajzë të mitur në internet.
Aktori 50-vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij në Los Angeles, më 6 prill, raportoi TMZ-ja të enjten.
Aktori i famshëm, me veprën e konsumuar ka shkelur Kodin Penal të Kalifornisë.
Ai është liruar me kusht, pasi ka paguar 5.000 dollarë.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Gatt. Ai nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale e ka quajtur të tmerrshme dhe plotësisht të pavërtetë këtë akuzë.