Showbiz

Anya Taylor Joy tregon pa çka nuk do të mund të udhëtonte

Anya Teylor-Joy

Anya Teylor-Joy

Aktorja e mirënjohur, Anya Taylor-Joy, ka treguar se i do shumë kristalet dhe se nuk mundet të udhëtojë askund pa to.

“Problemi është se unë udhëtoj me ta dhe kur njerëzit i kapin bagazhet e mia thonë: “’Qenkan shumë të rënda! Çfarë ke futu brenda, gurë?’ Dhe unë u përgjigjem duke ju thënë se ‘është e turpshme’. Asnjëherë nuk i shoh në atë mënyrë që të them me vete të mos e marr ndonjërin se është i madh për udhëtime”, ka thënë aktorja për ENews.

Ajo beson se kristalet ndonjëherë e kanë zëvendësuar nevojën për ndonjë ndërhyrje kirurgjike dhe mendon se njerëzit kanë filluar t'i shohin në të njëjtën mënyrë.

“Njerëzit kanë filluar ta hapin mendjen ndaj idesë se mineralet kanë veti përmes së cilave të ndihmojë dhe mendojnë më pak për injektimin e ilaçeve të ndryshme. Bëj nja dy tri frymëmarrje të lehta dhe mbaj një kristal”, ka thënë ylli.

Kur ajo ka luajtur në filmin “The Witch” në 2019-ën, pati thënë se gjithnjë ka besuar në energji kozmike dhe ka menduar se është mirë që kjo ide të përshkojë botën.

“Besoj shumë në energjinë kozmike si dhe hedhjen e hapave të njëpasnjëshëm, këmbët e mija më dërguan tek ai film”, pati thënë ajo për revistën Vanity Fair.