Showbiz

Anitta mbron besimin, pasi videoklipi i ri e la pa disa ndjekës

Artistja braziliane Anitta

Artistja braziliane Anitta

Foto: Associated Press

Ylli i mirënjohur i Brazilit, Anitta, ka lansuar një videoklip muzikor ku shpërfaqen ritualet e besimit të njohur si "Condomble", duke nxitur polemika në një shtet ku mungesa e tolerancës fetare është e shpeshtë.

Videoklip i këngës së saj “Accept”, që kur u lansua të martën, është parë më shumë se 1 milion herë në platformën YouTube. Është një vepër e rrallë e artistet, e cila për kohë të gjatë ka praktikuar fenë në Rio de Janeiro. Anitta ka thënë se pas lansimit të videoklipit ka humbur 200 mijë nga 65 milionë ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, raporton AP.

Anitta në revistën Bazzar

“Kam folur tashmë për besimin tim shumë herë, por duket se lënia e një pune artistike në katalogun tim përgjithmonë ishte e tepërt për ata persona të cilët nuk e pranojnë se të tjerët mendojnë ndryshe”, ka thënë Anitta përmes rrjeteve sociale të martën. 
Ata që e tallnin këngëtaren për besimin e saj ishin të shumtë.

Kritikat nga disa përdorues të rrjeteve sociale u mblodhën brenda natës dhe ajo nxori edhe një deklaratë të mërkurën për të denoncuar, siç tha, dezinformatat dhe talljet që shenjtërojnë besimin.

“Mësimet që ofron ky religjion dhe njerëzit e tij, meritojnë respekt si çdo fe tjetër”, ka thënë Anitta.

Në anën tjetër, Nilce de lansa, e cila është koordinatore e rrjetit kombëtar të fesë dhe shëndetit të besimit "Condomble", përgjatë një seminari online, ka thënë se Anitta pësoi racizëm fetar.

“Anitta pësoi një racizëm fetar, nuk ka dyshim për këtë. Si artiste, ajo mund të bëjë çfarë të dojë. Por pasi e deklarua së e ndjek besimin ‘Candomble’ ajo humbi ndjekësit”, ka thënë Nilceja.

Pasi kolonitë katolike portugeze sollën skllevërit afrikanë në Brazil, njerëzit e skllavëruar zhvilluar një lloj prirje me besimin e tyre tradicional me katolicizmin, besim ky që tani praktikohet nga një minoritet i vogël në Brazil.

Anitta është e njohur për ngritjen e zërit në favor të grupeve të margjinalizuara, si gratë, banorët e lagjeve të klasës punëtore, të cilat njihen si favela, si dhe anëtarët e komunitetit LGBTQ dhe afro-amerikanët.

“Ylli, ka një anë të karakterit që është e ngjashme me atë të këngëtares së mirënjohur Madonna”, ka thënë Raquel Martins, e cila ka doktoraturë në muzikë, nga universiteti UNICAMP.

Në 2019 Anitta ndau skenën me vet Madonnan, në një nga koncertet e saj më të mëdha të të gjitha kohërave, të cilin e ka mbajtur në Rio më 4 maj. Në atë koncert në vazhdimësi shfaqeshin sekuenca të feve të ndryshme dhe Anitta, ndërsa po qëndronte në skenë, mbante një kryq të shndritshëm në qafë.

Anitta dhe Madonna në koncertin e Madonnas nw Rio de Janeiro

“Anitta është artiste që njihet botërisht. Nuk ka nevojë më t'i dëshmojë askujt asgjë. Prandaj çfarë bën? Ajo e bën të qasshëm artin e saj në mënyre që të inkurajojë debate në shoqëri”, ka thënë Martin.

Ani pse të paktë në numër, praktikuesit e besimit "Condomble" viteve të fundit kanë hasur më shumë në mungesë të tolerancës fetare, sidomos nga anëtarët e kishave ungjillore.

Kënga “Accept” është pjesë e albumit të saj të ri “Funk Generation”, të cilin, kur u lansua, Anitta e përshkroi si album përmes së cilit nderon rrënjët e veta.

“Është ritëm që lindi në favela, ku jam rritur, dhe shpreh rezistencë e art në çdo komunitet”, pati thënë ajo në një deklaratë.