Aktorja Angelina Jolie, ka thënë se ndihet shumë fat në karrierë pasi aktrimi i ka ndihmuar që të “analizojë” shumë karaktere e histori të ndryshme.
“Që kur kam qenë e re, mendoja se të qenit artist është një dhuratë e mirë.”, ka thënë ajo për Extra.
49 vjeçja tutje ka thënë se ka shumë njerëz që ndihen të vetmuar e që nuk kanë se si ta shprehin atë që mendojnë në atë mënyrë që bëjnë artistët duke shtuar se “gjithnjë jam ndier me fat”, ka shkruar FemaleFirst.
Aktorja së fundmi ka portretizuar këngëtaren e operas, Maria Callas, në filmin e zhanrit dramë, “Maria”.
“Isha e frikësuar të këndoj dhe kam qenë e emocionuar për të bërë shumë gjëra dhe mendoj se, si një artiste, gjithnjë ke tendece të bësh gjërat që të frikësojnë sepse është dhuratë të jesh artiste”, ka thënë ajo.
Jolie më parë pati bërë të ditur se ka kaluar muaj të tërë duke u përgatitur të këndojë në këtë film.
“Kam kaluar 7 muaj duke mësuar të këndojë opera me shumë mësues të mirë e ekip që më mbështeste e më ndihmonte gjithnjë”, ka thënë fituesja e çmimit “Oscar”, duke shtuar se pavarësisht kësaj ende kishte stres kur erdhi koha të këndonte.
Ajo gjithashtu ka cekur se e vlerëson shumë kohën që ka kaluar me regjisorin e filmit, Pablo Larrain.
“E dija që kur të jap më të mirën nga vetja, Pablo do ta bënte të funksionojë. E dija që duhet të jepja më të mirën në mënyrë që të mundohesha të krijoja diçka që në total ishte e kompletuar, por e dija që ai është person i mirë dhe më mbështet, gjë që më ndihmoi”, ka thënë tutje Jolie.