Teatër

Angelina Jolie producente e shfaqjes “The Outsiders”

Angelina Jolie

Angelina Jolie me pjesëmarrësit e shfaqjes teatrale "The Outsiders"

Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, ka thënë se i pëlqen shumë të punojë në shfaqje teatrale.

Ajo ka theksuar se ndihet shumë e nderuar që do të jetë producente e shfaqjes “The Outsiders”. Në një intervistë për revistën People, Jolie ka treguar se për krijimin e kësaj shfaqjeje u inspirua nga novela e vitit 1967 e autorit S.E. Hinton, që kishte të njëjtin emër.

“Ka qenë privilegj për mua të jem pjesë e këtij projekti. E respektoj shumë Broadwayin dhe të gjithë që punojnë aty”, ka thënë ajo duke shtuar se mezi po pret që publiku ta shohë punën që ka bërë.

Më tutje aktorja ka thënë se ndihet mirë që punon me njerëz të talentuar që janë të dedikuar ndaj kësaj pune e që janë këngëtarë e valltarë të jashtëzakonshëm dhe punojnë shumë.

Ngjarja e “The Outsiders” ndodh në Tulsa të Oklahomas në vitin 1960, në mes të vëllezërve Ponboy Curtis (rolin e të cilit e luan Brody Grant), Darrel Curtis ( Brent Comer), Sodapop “Soda” Curtis ( Jason Schmidt) dhe një grup shokësh, pas vdekjes së prindërve të vëllezërve Curtis. Ajo përshkruan konfliktet e disa adoleshentëve që nuk janë fort të pasur me disa që janë më të pasur, grupi i të cilëve njihet me nofkën “Socs”.
 

Shfaqja teatrale "The Outsiders"