Showbiz

Angelina Jolie me akuza të reja kundër Brad Pittit

Angelina Jolie

Sipas një dosjeje të re gjyqësore, avokatët e Angelina Jolies kanë pretenduar se Brad Pitti ishte fizikisht abuzues ndaj aktores para incidentit në aeroplan në vitin 2016 që çoi në divorc. 

Pretendimet e reja vijnë si pjesë e betejës ligjore të vazhdueshme të ish-çiftit mbi pronën franceze “Chateau Miraval”, ku Jolie thotë se shitja e saj është bllokuar nga Pitt. 

“Ndërsa historia e abuzimit fizik të Pittit ndaj Jolies nisi para udhëtimit të familjes në shtator 2016 nga Franca në Los Angeles, ky fluturim shënoi herën e parë që ai e ktheu abuzimin fizik edhe mbi fëmijët. Jolie më pas menjëherë e la atë”, thuhet në dosjen gjyqësore që e posedon People. 

Incidenti që thuhet të ketë ndodhur në aeroplan gjatë udhëtimit të tyre më 14 shtator, 2016, përfshiu një nga fëmijët e tyre, Maddix. Pitt pretendohet se e sulmoi fizikisht djalin që po përpiqej t’i ndante ata nga diskutimi. Pitt ka mohuar të gjitha akuzat.