Edhe pse nuk duket asnjë zgjidhje në horizont rreth divorcit me Brad Pittin në lidhje me kujdestarinë e gjashtë fëmijëve, aktorja e famshme Angelina Jolie i përkushtohet tërësisht rolit të nënës, pa hequr buzëqeshje.
Pas një qëndrimi në Londër, Jolie me fëmijët u kthyen në Los Anxhelos, ku paparacitë kishin një shans për të kapur vajzat e saj - Shiloh 12-vjeçare dhe Zahara 13-vjeçare.
Angelina ishte veshur në mënyrë elegante, e cila dominohet nga fustani i zi i prerë me hollësi në anën e pasme dhe materiale të trajtuar me laser në zonën e qafës.
Ajo arriti të mbulojë trupin e brishtë, duke u maskuar me fustan të gjerë.
“Kam ulje dhe ngritje, por mendoj se më bëri më të fortë. Ne të gjithë kemi kohë të vështira, por si nënë e kam përgjegjësinë e parë për fëmijët e mi. Ajo që po ndodh është e gjitha e parëndësishme kundrejt atyre”, tha Jolie.