Aktorja e njohur Angelina Jolie ka fituar çmimin e saj të parë “Tony” falë vajzës së saj të vogël, raportoi të hënën “Female First”.
Edhe gjatë ceremonisë prestigjioze të çmimeve skenike që është mbajtur në Nju Jork, ajo u shfaq përkrah vajzës së saj 15-vjeçare Vivienne, e cila e frymëzoi për ta prodhuar “The Outsiders: A New Musical”.
Filmi mori katër çmime, duke përfshirë edhe muzikën më të mirë.
Angelina tregoi se si mësoi më shumë për vajzën e saj më të vogël përmes këtij prodhimi.
“Vivienne e do shumë teatrin. Shkoi për ta parë shfaqjen ‘The Outsiders’ në La Jolla për rreth pesë herë dhe po më tregonte për të. Unë e kisha lexuar librin dhe e kam parë filmin vite më parë”, ka thënë Jolie.
Me nxitjen e vajzës së saj, Angelina e rishikoi materialin dhe filloi "të shihte vërtet efektin që kishte tek vajza e vogël dhe çfarë po më tregonte për veten e saj”. Po mësoja se çfarë ishte e rëndësishme për të”, ka thënë ajo.
"Ishte përvojë shumë e ndryshme e të kuptuarit, se si kjo po ka efekt të rëndësishëm tek ajo si një e re tani e që po më komunikon diçka, dhe kjo është fuqia e këtij materiali”, ka shtuar ajo.
Ngjarja e “The Outsiders” ndodh në Tulsa të Oklahomas në vitin 1960, në mes të vëllezërve Ponboy Curtis (rolin e të cilit e luan Brody Grant), Darrel Curtis ( Brent Comer), Sodapop “Soda” Curtis ( Jason Schmidt) dhe një grup shokësh, pas vdekjes së prindërve të vëllezërve Curtis. Ajo përshkruan konfliktet e disa adoleshentëve që nuk janë fort të pasur me disa që janë më të pasur, grupi i të cilëve njihet me nofkën “Socs”.