Showbiz

Andy Serkis bëhet brejtësi negativ në "Mouse Guard"

Andy Serkis është më i njohur për rolet e tij në filmat si “War of the planet of the Apes” dhe “King Kong” të Peter Jackson. Këtë herë përsëri do të kyçen të gjitha efektet speciale për ta shndërruar Serkisin në një brejtës në përshtatjen e ardhshme të një prej strip serialeve më të shitura të New York Times – “Mouse Guard”.

Stripat e autorit David Petersen flasin për një ekip të luftëtarëve minj në një mjedis fantastik mesjetar, të cilët përpiqen palodhshëm që t’i mbrojnë brejtësit e tjerë nga të gjitha kërcënimet e mundshme në botën e tyre. Këto kërcënime përfshijnë grabitqarët, si dhelprat, gjarpinjtë dhe shqiponjat. Por një kërcënim do të vijë nga ana e tyre, shkruan KOHA Ditore.

Image

Serkis duhej të shfaqej në rolin e Midnight, farkëtarit në këtë botë mesjetare të brejtësve. Sidoqoftë, Midnight do të kthehet kundër llojit të tij.

Përveç Serkisit në “Mouse Guard” do të mundë ta shohim Thomas Brodie-Sangster, më i njohur për rolet në “Game of Thrones” dhe filmat nga seria “The Maze Runner”. Ai do të paraqitet në rolin e Lieam, një nga përforcimet më të reja dhe më të fundit të njësitit të minjve. Gjatë pjesës kyç të tregimit, Lieam do të duhej ta dëshmonte guximin e tij.

Wes Ball do të jetë regjisor i këtij adaptimi. Filmi do të duhej të fillonte me xhirime në maj, por data e daljes ende nuk është përcaktuar.