Aktori 56-vjeçar, Andy Dick, është arrestuar nën dyshimet për sulm seksual.
Komediani i famshëm u shoqërua në burg nga policia e “Orange County”, raportoi të enjten portali “Female”. Në momentin e arrestimit ai gjendej brenda rimorkios së tij në parkun regjional “O’Neill” në Kaliforni dhe momenti u transmetua live në platformën online “Captain Content’s RV”.
Disa burime kanë bërë të ditur për ueb faqen “TMZ”, se aktori u arrestua për vepër penale të sulmit seksual, kjo pasi një burrë i cili po qëndronte në këtë park deklaroi se ishte sulmuar nga Andy.
Kjo nuk është përballja e vetme e aktorit me ligjin. Në nëntor të vitit të kaluar, ylli i komedisë ishte arrestuar për dhunë familjare, pasi e kishte qëlluar partneren e tij me një shishe. Por ai u lirua tri orë më vonë me ta paguar lirimin me kusht në vlerë prej 50 mijë dollarësh. Në qershor 2021 ai u arrestua për sulm me armë të rrezikshme ndaj një burri. Ylli i derisa “Less Than Perfect” në vitin 2019 u dënua me 14 ditë burgim për sulm seksual, kjo pasi besohet se ia kishte prekur të pasmet një gruaje të panjohur në rrugë. Ndërsa në vitin 2018, ai ishte paditur për kundërvajtje seksuale nga një taksist i cili pretendoi se aktori ia kishte prekur gjenitalet.