Showbiz

Anderson me dokumentar për jetën e saj

Pamela Anderson po punon në një dokumentar ku tregon “historinë e saj” pas lansimit të mini-serialit “Pam and Tommy” në Hulu.

Ish-ylli i “Baywatch” ka qenë duke punuar me drejtorin Ryan White për disa vjet tashmë në projektin e paemëruar të “Netflixit” që do të prekë “rrugëtimin e saj profesional dhe atë privat”.

Sipas shërbimit të transmetimit, aktivistja 54-vjeçare “është gati ta tregojë historinë e saj në një dokumentar të ri”.

“Filmi, i cili është duke u bërë prej disa vjetësh, do ta shfaqë ikonën e kulturës pop duke nisur regjistrimin teksa ajo shikon pas në rrugëtimin e saj profesional dhe personal”, kanë bërë të ditur ata.

Në Instagram, Pamela ka ndarë lajmin me një postim të një shënimi i shkruar me dorë ku thuhej:

“Jeta ime, një mijë papërsosmëri, miliona perceptime të gabuara, të liga, të egra e të humbura, asgjë për të jetuar, mund vetëm të të befasoj, jo një viktimë, mirëpo një e mbijetuar, e gjallë për ta treguar historinë”.

Dokumentari së bashku me Ryan – i cili nuk ka ende datë të lansimit- do të prodhohet nga Jessica Hargrave, Julia Nottingham dhe djali i saj Brandom Thomas Lee, 25 vjeç.

Historia e jetës së Pamelës ka qenë në titujt kryesorë pas publikimit të mini-serialit origjinal Hulu -“Pam and Tommy”- që tregon se si asaj dhe ish- it Tommy Lee, ua vodhën kasetën me video intime nga shtëpia e tyre në Malibu dhe u shpërnda në internet pa pëlqimin e tyre në vitin 1995.

Miniseriali - në të cilin luajnë Lily Jame dhe Sebastian Stan në rolet kryesore – u përball me shumë kritika, pasi Pamela nuk ofroi mbështetjen e saj për ta ripërsëritur sagën.

Lily – dhe anëtarët e tjerë të produksionit të serisë – provuan ta bindnin Pamelan, mirëpo pavarësisht faktit se kishin shumë shpresa, ajo kurrë nuk u përgjigj.

“Shpresoja shumë se do t’i mbanim kontaktet pasi filluam xhirimet”, është shprehur Lily.

Edhe producenti kryesor DV DeVincentis ishte i së njëjtës mendje, duke thënë se kishin një ofertë të mrekullueshme për të.

“Ne donim që në veçanti ta linim Pamela Anderson ta dinte që ky portretizim ishte diçka shumë pozitive dhe se kishim një ofertë të jashtëzakonshme që ajo ta kuptojë se miniseriali e do atë”, ka thënë ai.