Showbiz

Amber Heard në pritje të fëmijës së dytë

Amber Heard

Amber Heard

Foto: Associated Press

Aktroja 38-vjeçare, Amber Heard, e njohur për rolin e saj në filmin “Aquaman” është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmin e ka konfirmuar nga një përfaqësues i aktores për USA TODAY të enjten. 

Amber është tashmë nënë e një vajze 3-vjeçare, Oonagh Paige Heard.

“Është ende shumë herët në shtatzëni, prandaj do të kuptoni që nuk duam të japim shumë detaje në këtë fazë. Mjafton të themi që Amber është shumë e gëzuar, si për veten e saj, ashtu edhe për Oonagh Paige”, ka thënë përfaqësuesi.

Heard bëri publike se ishte bërë nënë për herë të parë në muajin korrik të vitit 2021. Tre muaj pas lindjes së vajzës ajo pati ndarë këtë moment me një fotografi në Instagram. 
Ajo e pati përshkruar Oonagh-n si “fillimin e pjesës tjetër të jetës sime”.

Në atë kohë, Amber kishte thënë se kishte vendosur të bëhej nënë dhe se kishte vendosur ta bënte këtë “me kushtet e saj”.

“Tani e kuptoj sa e vështirë është për ne, si gra, të mendojmë për një nga pjesët më themelore të fatit tonë në këtë mënyrë”, pati shkruar ajo.

“Shpresoj që të arrijmë në një pikë ku të mos jetë çudi që të mos duash një unazë vetëm për të pasur një krevat për të fjetur”.

Që nga ajo kohë, Heard ka shpërndarë shumë foto me vajzën e saj në Instagram. Gjatë ditëlindjes së parë të Oonagh, ajo pati shkruar se “ende nuk mund ta besoj që je këtu” dhe se kishte kaluar vitin më të shkëlqyer me të.

Heard ishte e martuar me Johnny Depp nga viti 2015 deri në 2017. Marrëdhënia e tyre u bë temë e nxehtë në një proces gjyqësor në vitin 2022, ku ata akuzonin njëri-tjetrin për dhunë.

Ata fituan të dy dëmshpërblime nga njëri-tjetri, me Depp që mori më shumë se 10 milionë dollarë dhe Heard 2 milionë dollarë. 
Më pas, ata arritën një marrëveshje dhe Heard pranoi t’i paguante 1 milion dollarë, që Depp premtoi t’i dhuronte për bamirësi.