Showbiz

Alicia Silverstone debuton në TikTok me skenën e saj të famshme

Alicia Silverstone kërkoi ndihmën e djalit të saj 11-vjeçar Bear për të debutuar në TikTok. Ylli 44-vjeçar rikrijoi një skenë të famshme nga filmi i saj i vitit 1995 “Clueless”, në të cilën personazhi i Alicia Cherit me mospërfillje i shmanget një admiruesi gjatë rrugës për në shkollë.

Bear luajti rolin e djaloshit tërheqës në klipin qesharak 10-sekondësh, i cili tashmë ka grumbulluar 4.9 milionë pëlqime dhe 112,500 komente në platformë.

Në fillim të videos që ajo postoi, Silverstone, që kishte veshur një xhaketë të verdhë e të zezë të ngjashme karakteri i saj, bën hyrjen e saj.

Ajo bëri lëvizjen e saj me flokët e saj të bardha, që është lëvizje që e karakterizon Cherin.

Sikurse në film, Bear i afrohet asaj anash dhe përpiqet t'ia vërë krahun në shpatull.

“Aiii.., largohu nga unë!” - thotë Alicia, para se ta shtynte. Ajo vazhdon me një nga shprehjet karakteristike të Cherit: 'Sikur!'

Ylli i “Baby Sitter” hedh duart me neveri përpara se të vazhdojë të ecë për disa sekonda.

Bear pastaj kthehet dhe Alicia tërheq djalin e saj duke e përqafuar fort, duke ia kapur kokën dhe duke puthur në kokë.

Skena është shoqëruar me këngën klasike të viteve '90 nga No Doubt, “I’m Just A Girl”, e cila u publikua në të njëjtin vit kur “Clueless” u shfaq premierë në kinema.

“Uf! Sikur… nuk do të bëhesha pjesë e TikTokut”, shkroi ajo në mbishkrim, duke shtuar disa emotikonë duke buzëqeshur.

Komedia e dashur romantike u bazua në romanin e Jane Austenit, “Emma”. Cher ishte personazhi i famshëm në shkollën e mesme, e cila e mori përsipër të bënte mblesëri për miqtë e saj.

Në film kanë luajtur edhe Paul Rudd, Brittany Murphy, Stacey Dash, Donald Faison dhe Breckin Meyer.

Filmi klasik vazhdimisht renditet si një nga filmat më të mirë për adoleshentë të të gjitha kohëve dhe e bëri yll të menjëhershëm Silverstonen.

Bear është shfaqur në organizime në tapetin e kuq me Silverstone dhe ajo shpesh e publikon atë në faqen e saj në Instagram. Bear ka lindur nga martesa me ish-bashkëshortin e saj, muzikantin Christopher Jarecki.